Kartela e Debitit Preperso është një produkt unik nga BKT që lidhet direkt me llogarinë tuaj dhe ju ofron qasje të plotë në paratë tuaja në çdo kohë dhe kudo.
Klienti ka mundësinë të pajiset me kartelë në momentin e aplikimit!
Me ofrimin e Kartelave të Debitit – Preperso Master Card, BKT është gjithmonë afër jush.
Përparësitë e Kartelës së Debitit Preperso
- Klienti pajiset me kartelë në momentin e aplikimit
- Praktike, e shpejtë dhe e lehtë në përdorim
- Ulë rrezikun e humbjes/vjedhjes së parave
- Mundësi qasjeje në llogarinë tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, pa pasur nevojë të shkoni në degë
- Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën
- Blerje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Kosovë dhe jashtë saj
- Kontroll i shpenzimeve dhe mundësi verifikimi për çdo transaksion të kryer me anë të pasqyrës së llogarisë
Përdorimi i kartelës së debitit Preperso: Në rast se ju nevojiten para ju mund t’i tërhiqni ato në çdo ATM, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kudo që shihni logon e Master Card
Kartela e debitit Preperso nga BKT është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në terminalet POS (pikë shitjeje) në Kosovë dhe në të gjithë botën. Ju mund të blini në çdo dyqan, supermarket, bar restaurant, pompa të derivateve të naftës, etj., pra kudo ku shfaqet logo e Master Card.
Poashtu, kartelën mund ta përdorni për blerje në faqet e zgjedhura të internetit. Kartelat janë të pajisura me 3D Secure Verified by MasterCard SecureCode për blerje më të sigurta online në faqet e internetit.
Për çfarëdo ankesë apo koment ju lutem na kontaktoni në +383 38 666 666, e-mail: ks-customerservice@bkt.com.al, apo shkruani letër në Zyrën Administrative, Qyteza Pejton, Rr. Ukshin Hoti,Nr.29, Prishtinë