Për herë të parë në treg BKT ka lansuar produktin “Kredia Digjitale” përmes kanaleve BKT Mobile dhe e-banking. Kredia Digjitale është një platformë e zhvilluar për të ju mundësuar aplikim për kredi Online.
Platforma për Kredinë Digjitale ofron shërbim në bazë të teknologjisë më të avancuar, për të ju ofruar mundësinë e aplikimit për kredi duke marrë vendimin e aplikimit në mënyrë automatike pa pasur nevojë të vizitoni degët e BKT-së paraprakisht.
Për të aplikuar për kredi digjitale duhet të jeni përdorues i kanaleve të Bankingut Digjital (e-banking apo aplikacionit BKT Mobile). Nëse ende nuk jeni regjistruar, mund ta bëni menjëherë duke klikuar në fushën e-banking/individ apo duke shkarkuar aplikacionin BKT Mobile në telefonin tuaj.
Kushtet e kredisë:
- Shuma minimale 500 EUR, kurse shuma maksimale e kredisë është 10,000 EUR
- Afati i kthimit të kredisë deri në 84 muaj
- Pa garantues
Kushtet e kualifikimit:
- Të jeni shtetas Kosovar
- Individë të moshës 21 deri në 60 vjeç
- Pagëmarrës në BKT
- Klientët të cilët kanë kredi apo kartë krediti aktive në BKT në 6 muajt e fundit dhe duhet të transferojnë pagën në BKT
Dokumentacioni i nevojshëm
- Klientët të cilët pranojnë pagën në BKT, pa dokument shtesë
- Klientët të cilët nuk e pranojnë pagën në BKT duhet të sjellin:
- Kontratën valide të punës
- Gjendjen e llogarisë (minimum për 6 muajt e fundit)
- Ndalesën Administrative
(*Banka rezervon të drejtën të kërkoj dokumente shtesë në raste të veçanta)
Përparësitë e kredisë digjitale:
Aplikoni për kredi digjitale shpejtë dhe të thjeshtë në 4 hapa:
- Hapi 1
Kontrolloni a jeni të kualifikuar për aplikim - Hapi 2
Identifikohu / Regjistrohu në e-banking apo në BKT Mobile - Hapi 3
Plotësoni Aplikacionin dhe menjëherë do të pranoni vendimin mbi aplikimin tuaj - Hapi 4
Vizitoni degën për të nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe derisa jeni ende në degë paratë do t’i keni në llogarinë tuaj