Të nderuar klientë,
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 15 Prill 2020, degët e bankës do të punojnë sipas orarit në vijim:
? e Hënë – e Premte, 08:30 – 16:30.
Ndonëse orari i punës në degë është zgjatur, ne ju lusim që të vizitoni bankën sa më pak të jetë e mundur dhe gjithmonë duke mbajtur distancën sociale prej 2 metra si dhe duke vendosur maskë dhe dorëza.
Ndërkohë, bankomatët e bankës, e-Banking, Mobile Banking dhe kartat bankare do të jenë në dispozicion 24/7 për kryerjen e transaksioneve bankare.
Ju rikujtojmë se degët më poshtë vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër:
• Të dy degët në Aeroport – Sllatinë
• Dega në Albi Mall – Prishtinë
• Dega tek Elkos – Pejë
• Dega tek Fitorja – Ferizaj
Për çfarëdo ndryshimi tjetër, do të jeni të njoftuar paraprakisht!
Për më shumë info:
? 038 666 666
? ks-customerservice@bkt.com.al
❗Kujdesuni për veten dhe të tjerët❗
BKT Kosova