? Njoftim për masat e sigurisë gjatë vizitës së degëve të BKT Kosova
Njoftojmë të gjithë klientët e BKT Kosova se gjatë vizitës së degëve tona, duke filluar nga data 14.04.2020, duhet të respektojnë rregullat e reja të shendetit publik, si në vijim:
?Mbajtja e distancës sociale prej 2 metra
?Vendosja e maskës në kanalet respiratore
?Vendosja e dorëzave mbrojtëse
BKT Kosova ju këshillon të vizitoni bankën sa më pak të jetë e mundur, përderisa ju bën thirrje që të kryeni të gjitha transaksionet bazike bankare përmes kanaleve dixhitale. Pra:
? Shmangni paratë e gatshme duke përdorur kartat e bankës për të bërë pagesa në çdo POS dhe online.
?Përdorni e-banking dhe mobile banking për transaksione bankare (pagesa, transferta, rimbushje celulari, kontrollim bilanci, etj.).
? Në rast se ju nevojitet të tërhiqni para të gatshme ose t’i depononi ato në llogari, përdorni shërbimet e ofruara në bankomatë anembanë Kosovës.
Për më shumë:
e-mail: ks-customerservice@bkt.com.al
Phone: +383 38 666 666
Web: https://bkt-ks.com/
Kujdesuni për veten dhe të tjerët!
BKT Kosova