📌 Njoftim për masat e sigurisë gjatë vizitës së degëve të BKT Kosova

Njoftojmë të gjithë klientët e BKT Kosova se gjatë vizitës së degëve tona, duke filluar nga data 14.04.2020, duhet të respektojnë rregullat e reja të shendetit publik, si në vijim:

🔴Mbajtja e distancës sociale prej 2 metra
🔴Vendosja e maskës në kanalet respiratore
🔴Vendosja e dorëzave mbrojtëse

BKT Kosova ju këshillon të vizitoni bankën sa më pak të jetë e mundur, përderisa ju bën thirrje që të kryeni të gjitha transaksionet bazike bankare përmes kanaleve dixhitale. Pra:

💳 Shmangni paratë e gatshme duke përdorur kartat e bankës për të bërë pagesa në çdo POS dhe online.

📱Përdorni e-banking dhe mobile banking për transaksione bankare (pagesa, transferta, rimbushje celulari, kontrollim bilanci, etj.).

🏦 Në rast se ju nevojitet të tërhiqni para të gatshme ose t’i depononi ato në llogari, përdorni shërbimet e ofruara në bankomatë anembanë Kosovës.

Për më shumë:
e-mail: ks-customerservice@bkt.com.al
Phone: +383 38 666 666
Web: https://bkt-ks.com/

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!
BKT Kosova

Na Kontakto

+383 38 666 666

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android