Smart Invest
“Smart Invest” është një platformë e investimeve, e cila ofron qasje në Tregjet Financiare Ndërkombëtare. “Smart Invest” do të iu ofron klientëve tanë qasje të drejtpërdrejtë në këto produkte: FX, mallra, aksione, indekse të aksioneve, ETF (exchange traded funds) dhe CFD (contract for differences).
Klientët mund të investojnë, jo vetëm në tregjet e niveleve të larta, si ato të ShBA-së, Gjermanisë, Japonisë apo Mbretërisë së Bashkuar, por gjithashtu edhe në tregje të tjera, ku ata mund të bëjnë tregti me investitorët ndërkombëtarë.
Vetë platforma u siguron klientëve qasje të drejtpërdrejtë dhe miqësore për përdorim, që do të thotë se ata mund të kryejnë çdo investim vetë, në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë të bëjnë kërkesa paraprake në bankë.
Klientët e interesuar mund të kryejnë investime me një shtypje butoni, me çmimet më të mira të tregut, duke përdorur platformën tonë “Smart Invest”, përmes e-banking apo mobile banking.
Përmes platformës, klientët tanë do të mund t’i qasen lajmeve financiare, të bëjnë analiza teknike përmes grafeve dhe të kontrollojnë historikun e performancës së tyre në tregtim.
Si të qaseni në Platformën “Smart Invest”:
- Duhet të jeni klient i Bankës Kombëtare Tregtare Kosovë SH.A.
- Duhet të vizitoni degën më të afërt, në mënyrë që të nënshkruani marrëveshjen
- Pas nënshkrimit të marrëveshjes, qasja juaj në Platformën “Smart Invest” do të aktivizohet në e-banking dhe mobile banking
- Vlera minimale e transferimit në Smart Invest është 1,000€
- Pasi klienti të bëjë transferin e parë të fondeve në platformë, ai/ajo duhet të realizojë të paktën një veprim blerje/shitje në mënyrë që të ketë mundësi të bëjë tërheqjen e fondeve nga platforma Smart Invest.
Pas krijimit të qasjes në platformë, klientët mund të komunikojnë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e bankës, përmes dritares së posaçme për bashkëbisedim, brenda Platformës “Smart Invest”.
Sqarime shtesë:
Komisionet
Risku, Legjislacioni dhe Taksat