Urdhër Pagesa Automatike është zgjedhja më e mirë për ju për të paguar/transferuar
- Kursimet për ju ose fëmijët
- Qeranë
- Shkollimin
- Primin e sigurimit
- Çdo detyrim tuajin periodik
- Kesco Faturat
Duke ardhur në njërën nga degët tona ju mund të urdhëroni bankën të transferojë nga llogaria juaj në favor të përfituesit pasi keni zgjedhur shumën, datën dhe afatin e dëshiruar, pa qenë nevoja e prezencës suaj në degë çdo herë.
Urdhër Pagesa Automatike është gjithashtu zgjidhja më e mirë për ju për të kursyer rregullisht. Ju mund ta bëni këtë në mënyrë komode me urdhër për pagesë automatike nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarinë e kursimeve në BKT.
Faturat mujore sa vinë e shtohen dhe kështu kufizohet edhe koha dhe përkushtimi që ne mund të ju japim, automatizimi i pageses së faturave është zgjidhja.
Tani ju të gjithë mund të hapni një kontratë për pagesë automatike të faturës së Energjisë Elektrike – KESCO.
Pagesa Automatike e Faturës së KESCO mund të realizohet në Degë dhe në E-banking ndërsa shumë shpejt do të ofrohet ky shërbim edhe në BKT Mobile.