Bono për Diasporën është e garantuar 100% nga Republika e Kosovës dhe ka për qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime produktive që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Të drejtën për investime e kanë të gjithë personat fizikë, rezidentë dhe jo-rezidentë.

Shuma që do të ofrohet për shitje është 20 milion EUR, me normë interesi 1.20% dhe 2.20% net (liruar nga tatimi) për 3 vite dhe 5 vite maturitet respektivisht. Periudha për investim është nga data 21 korrik 2021 – 18 gusht 2021, dhe ka datë të shlyerjes/transaksionit 20 gusht 2021. Shuma minimale për blerje nga një person është 10,000 EUR dhe maksimale 500,000 EUR. Ju do të keni mundësi të bleni Bonot e Diasporës përmes BKT Kosova. BKT siguron që banka në mundësinë e saj më të mirë do të blejë mbrapa letrat me vlerë nga cmimet e tregut, në rast se klientët duan të shesin para maturitetit.

Bonot e thesarit (T-bills) janë instrumente financiare afatshkurtra me maturitet 3, 6 dhe 12-mujor. Interesi i përfituar nga ky instrument llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës nominale dhe çmimit të blerjes së kuponit.

Obligacionet e thesarit (T-bonds) janë instrumente financiare afatmesëm dhe afatgjatë me maturitet mbi 1 vit. Interesi i përfituar në formën e kuponit, paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit.

Nëse keni bono thesari dhe obligacione thesari, si pagesa e principalit, ashtu edhe ajo e interesave është e garantuar nëse ato mbahen deri në maturitetin e tyre.

Veçoritë

  • Bonot e Thesarit dhe obligacionet janë instrumenta të borxhit qeveritar afatgjatë dhe afatshkurtër.
  • Janë të garantuara nga Republika e Kosovës
  • Sigurojnë kthim fiks (nëse investoni paratë tuaja deri në maturitetin e duhur) dhe janë instrumente likuide.
  • Obligacionet (T-bonds) kanë kupona. Kuponat e tyre kanë norma interesi fikse ose të ndryshueshme.
  • Pagesat e kuponave të obligacioneve bëhen çdo 6 muaj.
  • Këta instrumentë mund të blihen apo shiten më përpara datës së maturitetit me çmimin aktual të tregut.

Për më shumë informata kliko këtu

Na Kontakto

+383 38 666 666