Sot, me datë 26 prill 2023 u nënshkruan marrëveshjet mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe institucioneve bankare, për dritaret e reja garantuese “Dritarja për Gratë në Biznes” dhe “Dritarja për StartUp”. Marrëveshjet u nënshkruan nga Drejtori menaxhues i FKGK-së Z. Besnik Berisha dhe Z. Albion Mulaku – Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i Parë në BKT Kosova, Znj. Mimoza Godanci-Aliu – Kryeshefe Ekzekutive në Bankën për Biznes dhe Z. Shpend Luzha, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të: Qeverisë së Republikës së Kosovës; Bankës Qendrore të Kosovës; USAID-it; Ambasadës Suedeze në Kosovë; Shoqatës së Bankave; Donatorëve; Instutucioneve të regjistruara financiare dhe shumë përfaqësues, partnerë dhe bashkpunëtorë të tjerë të FKGK-së.

Me këtë rast, nga kjo ngjarje e rëndësishme për ekonominë e Kosovës, Albion Mulaku Drejtuesi i Grupit të Bankingut të Bizneseve dhe Korporatave dhe Zv. Kryeshef Ekzekutiv i Parë në BKT Kosova deklaroi: “Jemi të lumtur që po vazhdojmë partnerin tonë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) kësaj radhe për të lansuar dy dritare të reja ato për Startup-et dhe Gratë në Biznes. Kjo nismë do të ju ofroj këtyre bizneseve mbështetjen financiare që u nevojitet për të zhvilluar idetë e tyre inovative, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Këto dritare pasqyrojnë përkushtimin tonë për fuqizimin e grave në biznes dhe StartUp-et. Ne në BKT Kosova besojmë se duke investuar në bizneset e udhëhequra nga gratë dhe StartUp-et, do të nxisim edhe më tutje rritjen ekonomike dhe do të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android