Prishtinë, 19 prill 2021

BKT Kosova është vlerësuar me 3 çmime prestigjioze, si: “Banka më e mirë për Individë në Kosovë 2021“, “Banka më e mirë Dixhitale në Kosovë 2021” dhe “Brendi Bankar më i mirë për Individë në Kosovë 2021” nga Global Banking & Finance.

BKT Kosova mori 3 çmime të tjera në një kohë të shkurtër pasi mori çmimet “Banka më e mirë në Kosovë për 2021” nga Global Finance në Mars 2021 dhe “Banka më e mirë e vitit 2020” dhjetorin e kaluar nga The Banker. Fitimi i 3 çmimeve të tjera, këtë herë nga Global Banking & Finance gjatë kohës sfiduese të shkaktuar nga pandemia, dëshmon suksesin e BKT Kosova dhe vendosmërinë e saj për të ofruar shërbimin më të mirë për klientët dhe zgjidhjet më të mira dhe më inovative bankare në tregun bankar në Kosovë.

Që nga fillimi i akordimit të çmimeve të Global Banking & Finance® në 2011, vlerësimet pasqyrojnë inovacionin, arritjet, strategjinë, ndryshimet progresive dhe frymëzuese që po ndodhin brenda komunitetit Global Financiar. Çmimet u krijuan për të njohur kompani të të gjitha madhësive që janë të shquara në fusha të veçanta të ekspertizës dhe përsosmërisë brenda botës financiare. Çmimet Bankare & Çmimet Financiare janë të njohura në të gjithë komunitetin global bankar dhe financiar si një simbol i përsosmërisë.

Duke komentuar në çmimet e pranuara nga Global Banking & Finance, Z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova, thotë, “Është nderi ynë më i madh të shpërblehemi me këto 3 çmime pas një viti të dalluar nga sfidat dhe pasiguritë e shkaktuara nga pandemia. Suksesi i bankës bazohet në aftësinë e institucionit për të mbështetur ekonominë e Kosovës, si bankë universale, me një larmi të plotë të zgjidhjeve bankare të nivelit botëror, si për bizneset ashtu edhe për individët. BKT Kosova është një nga bankat me rritjen më të shpejtë në tregun e Kosovës dhe mban ritmin më të shpejtë dhe më inovativ të dixhitalizimit në industrinë bankare në tregun vendor. Kështu, duke u vlerësuar me 3 çmime të tilla si “Banka më e mirë për Individë në Kosovë 2021”, “Banka më e mirë dixhitale në Kosovë 2021″ dhe ” Brendi Bankar më i mirë për Individë në Kosovë 2021 ” nga Global Banking & Finance, rrit më tej besimin tonë për të vazhduar në riformësimin e përvojës bankare për klientët tanë”.

Hapja e Llogarisë Dixhitale, Kredia Dixhitale, Kredia përmes palëve të treta, partneritetet e zgjeruara të biznesit dhe platforma Smart Invest përbëjnë vetëm disa nga zgjidhjet më inovative që BKT Kosova ka lansuar gjatë vitit 2020. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare. Modalitetet e reja bankare të prezantuara gjatë dy viteve të fundit do t’i shërbejnë bankës jashtëzakonisht për të arritur objektivat e saj të rritjes dhe zhvillimit gjatë vitit 2021 dhe viteve në vijim.

Link:https://www.globalbankingandfinance.com/global-banking-finance-awards-2021-award-winners/

Rreth Global Banking &Finance:

Global Banking & Finance Review është një Revistë Online dhe e Shtypur, themeluar në vitin 2010 e cila ka evoluar nga nevoja në rritje për të pasur një pamje më të ekuilibruar, për lajme informuese dhe të pavarura brenda komunitetit financiar. Kontribuesit me përvojë sigurojnë këtë pasqyrë cilësore dhe të thelluar në një mënyrë të qartë dhe koncize, duke siguruar lojtarët kryesorë dhe figurat kryesore me informacione të azhurnuara brenda sektorit të financave (www.globalbankingandfinance.com).

Rreth BKT Kosova:

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht miraton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare duke investuar në trendet më të fundit. BKT Kosova ofron shumicën e produkteve të saj në të dy mënyrat, përmes rrjetit të saj të zgjeruar fizik dhe përmes platformave më të fundit në internet (www.bkt-ks.com).

Na Kontakto

+383 38 666 666

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android