Prishtinë, 06 maj 2022 – Revista Global Finance ka shpallur fituesit e çmimit Inovacione të Jashtëzakonshme të Institucioneve Financiare në kategori të shumta, si pjesë e Çmimeve Vjetore të Inovatorëve për vitin 2022.

Me këtë çmim, për herë të pare në Kosovë u shpërblye Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë, si rezultat i investimeve të vazhdueshme në platforma digjitale dhe inovacionit në sektorin bankar.

Z.Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova, me rastin e marrjes së çmimit prestigjioz nga Global Finance, tha: “Kur kemi parasysh inovacionet dhe lansimin e produkteve të reja, BKT Kosova e konsideron veten të privilegjuar që është pionier i krijimit të platformës së parë dhe të vetme lokale të investimeve, e cila i hapi dyert për qytetarët e Kosovës për të hyrë në tregjet financiare ndërkombëtare. Themelet tona të fuqishme mundësuan një zbatim të qëndrueshëm të strategjisë sonë afatgjate, duke i avancuar edhe më tej teknologjitë tona, duke u përqendruar në inovacion dhe duke e fuqizuar kulturën tonë për të vazhduar për t’i përmbushur dëshirat dhe nevojat e klientëve tanë’.

Joseph Giarraputo, botues dhe drejtor redaktues i Global Finance, tha: “Dy vitet e fundit kanë vërtetuar qartë rëndësinë e adaptimit dhe inovacionit. Bankat dhe fintechs luajtën rol qendror në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, dhe ata që ishin më inovativët ishin edhe më të suksesshëm. Ne i njohim me krenari liderët e inovacionit që janë duke ndërtuar të ardhmën e financave.”

Të gjitha përzgjedhjet u bënë nga bordi redaktues i Global Finance me kontributin e gazetarëve të cilët janë ekspertë të funksioneve që kryejnë këta inovatorë. Regjistrimet kërkoheshin për Inovacionet e Jashtëzakonshme në Financa sipas Kategorisë, Institucionet Financiare dhe Kompanitë Fintech më Inovative sipas rajonit.

Platforma – Smart Invest

“Smart Invest” u jep klientëve qasje të drejtpërdrejtë në produkte të ndryshme si FX, mallra dhe aksione, jo vetëm në tregjet e nivelit më të lartë si në SHBA, Gjermani, Japoni ose MB, por edhe në Afrikë të Jugut, Peru dhe në shumë tregje të tjera, ku ata mund të tregtojnë me investitorë ndërkombëtarë. Platforma u ofron klientëve qasje të drejtpërdrejtë dhe të lehtë për përdoruesit, që do të thotë se ata mund ta kryejnë çdo investim në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë të paraqesin kërkesë në bankë. Me anë të një klikimi, klientët e interesuar mund të kryejnë investime me çmimet më të mira të tregut duke përdorur platformën “Smart Invest”, qoftë përmes e-banking ose bankingut me telefon. “Smart Invest” iu mundëson klientëve t’i monitorojnë tregjet nëpërmjet telefonit, ku ata edhe mund të lexojnë lajmet e fundit, të marrin njoftime, të vendosin urdhra dhe të bëjnë analiza teknike. Përveç kësaj, klientët mund ta shohin historinë e investimeve të tyre, analizën e performancës, lëvizjet e llogarive si dhe shumë informata të tjera me transparencë të plotë.

Rreth Global Finance:

Global Finance, e themeluar në vitin 1987, ka një tirazh prej 50,000 lexuesve në 193 vende të ndryshme të botës. Audienca e Global Finance përfshin zyrtarë të lartë të korporatave dhe financiar, që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve investive dhe strategjike në kompani shumëkombëshe dhe institucione financiare. Uebfaqja e Global Finance – GFMag.com – ofron analiza dhe artikuj që janë trashëgimi e përvojës 34-vjeçare në tregjet financiare ndërkombëtare. Global Finance ka selinë në New York, si dhe zyre në gjithë botën. Global Finance rregullisht përzgjedh bankat dhe ofertuesit e tjerë të shërbimeve financiare që kanë performancat më të mira. Këto çmime janë bërë një standard i besueshëm i përsoshmërisë për komunitetin financiar global.

Rreth BKT Kosova:

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht investon në zhvillimet dhe trended më të fundit teknologjike.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android