Të nderuar klientë,
Bazuar në masat shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, BKT Kosova ju njofton se ka vendosur të reduktojë orarin e punës, si në vijim:
- Duke filluar nga 21.03.2020 degët e bankës nuk do të punojnë të shtuneve.
- Duke filluar nga 23.03.2020, orari i punës së degëve do të jetë 08:30 – 15:00.
Ju inkurajojmë që shërbimet bankare t’i kryeni përmes bankomatëve si dhe në platformat online të bankimit (e-Banking dhe Mobile Banking).
Për çfarëdo ndryshimi tjetër, do të jeni të njoftuar paraprakisht!
Për më shumë info:
- Tel: 038-666-666
- WhatsApp: +38345141666
- E-mail: ks-customerservice@bkt.com.al
- Web: https://bkt-ks.com/
Kujdesuni për veten dhe të tjerët!
BKT Kosova
Na Shkruaj
Na Gjej