Kompania zviceriane ICERTIAS – International Certification Association GmbH, sipas një sondazhi të realizuar për hulumtimin e tregut me pyetjen: “Sipas përvojës suaj personale, cila bankë (institucion financiar bankar) ofron raportin më të mirë çmim-cilësi të shërbimeve bankare në tregun kosovar“, vlerëson BKT Kosovën si institucionin financiar për raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë së shërbimeve bankare në Kosovë për vitet 2021/2022.

Ky çmim e vlerësim vjen brenda një kohe të shkurtër pasi BKT Kosova u vlerësua me 3 çmime prestigjioze nga Global Banking & Finance në Prill të 2021, me çmimin “Banka më e mirë në Kosovë për 2021″nga Global Finance në Mars 2021 dhe ”Banka më e mirë e vitit 2020’’ dhjetorin e vitit 2020, akorduar nga The Banker.

Rreth ICERTIAS International Certification Association GmbH:

ICERTIAS është një organizatë ndërkombëtare e hulumtimit të tregut dhe çertifikimit, e cila zbulon, çertifikon dhe shpërblen ndërmarrjet për produktet dhe shërbimet e kualitetit më të lartë, duke drejtuar konsumatorët në mbarë botën drejt më të mirës që tregu ka për të ofruar. Best Buy Award është çmimi më i vjetër i çertifikimit në portofolin e ICERTIAS. Ajo paraqitet si një certifikatë dhe është një metodë që ka për qëllim të garantojë që klientët të blejnë produktin ose shërbimin me cilësi më të lartë me çmimin më të mirë.

Rreth BKT Kosova:

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht miraton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare duke investuar në trendet më të fundit. BKT Kosova ofron shumicën e produkteve të saj në të dy mënyrat, përmes rrjetit të saj të zgjeruar fizik dhe përmes platformave më të fundit në internet.

 

Na Kontakto

+383 38 666 666

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android