Prishtine, 16 korrik 2021 – BKT Kosova është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Kosovë” gjatë ndarjes se Çmimeve të Ekselencës për vitin 2021, nga revista e shquar ndërkombëtare e financave Euromoney.

Themeluar në 1992 si i pari i këtij lloji, Çmimet Euromoney për Ekselencë vlerësojnë nivelet e shërbimit, performancën financiare dhe arritjet e tjera në industrinë bankare globale. Këtë vit Euromoney mori më shumë se 1.000 aplikime nga bankat në të gjithë botën që mbulon më shumë se 50 çmime rajonale dhe çmimet për bankën më të mirë në 100 vende.

Duke vënë në dukje çmimin e marrë nga Euromoney, z. Suat Bakkal, Kryeshefi Ekzekutiv i BKT Kosova, thotë, “Ne jemi krenar që u vlerësuam nga një prej revistave financiare më të rëndësishme në botë pas një viti të dalluar nga sfidat dhe pasiguritë e shkaktuara nga pandemia.“

“Ky çmim bazohet në rritjen tonë të jashtëzakonshme, përfitueshmërinë e qëndrueshme, zgjerimin e madh në gamën e produkteve dhe reagimin inovativ ndaj pandemisë që siguroi vazhdimësinë e biznesit duke vazhduar të mbështesë klientët dhe punonjësit për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre”, shtoi z. Suat Bakkal.

BKT Kosova ndërmori masa të ndryshme për të përmbushur nevojat e tregut gjatë pandemisë dhe për të ndihmuar klientët të përmbushin nevojat e tyre të përditshme bankare përmes kanaleve digjitale. Në fakt, Banka ka implementuar një numër parimesh digjitale në vitin 2020, të tilla si Hapja e Llogarisë Digjitale, Kredia Digjitale, Kredia përmes palëve të treta, partneritetet e zgjeruara të biznesit dhe platforma Smart Invest, e para e këtij lloji në Kosovë. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare. Modalitetet e reja bankare të prezantuara gjatë dy viteve të fundit do t’i shërbejnë bankës jashtëzakonisht për të arritur objektivat e saj të rritjes dhe zhvillimit gjatë vitit 2021 dhe viteve në vijim.

Link: https://www.euromoney.com/article/28n8cq4d12twj41v4505c/awards/awards-for-excellence/country-awards-for-excellence-2021-central-eastern-europe#kosovo

Rreth Euromoney:

Revista Euromoney u krijua në vitin 1969 për të mbuluar ri-shfaqjen e tregjeve ndërkombëtare të kapitalit ndërkufitar. Euromarket, pas të cilit është emërtuar revista, është paraardhësi i tregjeve kryesore të kapitalit të sotëm global. Euromoney raportoi dhe mbështeti këtë treg dhe rritjen e tij, duke u bërë revista kryesore e botës financiare, institucioneve dhe përdoruesve të saj (www.euromoney.com).

Rreth BKT Kosova:

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht miraton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare duke investuar në trendet më të fundit. BKT Kosova ofron shumicën e produkteve të saj në të dy mënyrat, përmes rrjetit të saj të zgjeruar fizik dhe përmes platformave më të fundit në internet (www.bkt-ks.com).

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android