Banka Kombëtare Tregtare përzgjidhet “Banka më e mirë në Kosovë” nga revista bne IntelliNews. Ky informacion është publikuar në numrin e Nëntorit të kësaj reviste, e cila përmban anketimet e sektorit bankar për Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2016.
Ҫmimi i dhënë bazohet në vlerësimin e kthimit të ekuitetit, që është një nga indikatorët kryesor të aktivitetit bankar.
Pranimi i këtij çmimi konfirmon reputacionin e Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë dhe Shqipëri si partner të besueshëm, si dhe demonstron se aktivitetet dhe strategjitë e Bankës Kombëtare Tregtare janë në drejtimin e duhur.

Na Kontakto

+383 38 666 666