BKT tani ju ofron mundësinë e kryerjes së transaksioneve të Tërheqjes dhe Deponimit të parave përmes të gjitha zyrave të vllesapagesa të autorizuara nga BKT Kosova.

Për më shumë ju gjithashtu mund të:

  • Paguani Këstin e Kredisë apo
  • Paguani detyrimin e Kartelës së Kreditit.

Klientët rezidentë – duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim dhe të kenë telefonin me vete pasi do të pranojnë Fjalëkalimin për një përdorim (FNP), për të realizuar transaksionin e Deponimit apo Tërheqjes.

Klientët jo-rezidentë – duhet të jenë të pajisur me Pasaportë, numër klienti pranë BKT Kosova dhe të kenë telefonin me vete pasi do të pranojnë Fjalëkalimin për një përdorim (FNP), për të realizuar transaksionin e Deponimit.

Transaksioni ka komision sipas çmimores së BKT-së në fuqi dhe është i njëjtë me komisionin e deponimit dhe tërheqjes në degët e BKT Kosova.

Ky shërbim ofrohet vetëm për klientët individualë për deponime apo tërheqje në llogari personale dhe përjashton deponimet nga palët e treta dhe çdo transaksion në llogari biznesi.

Vlera minimale për deponim është 5 EUR, ndërsa maximalja 5000 EUR brenda 24h.

Tërheqjet mund të bëhen në vlerë minimale 5 EUR, dhe vlerë Maximale 200EUR brenda 24h.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android