Rritja e shpejtë e shitjes online gjatë viteve të fundit ka bërë që bizneset të kalojnë transaksionet në një nivel tjetër, më të lehtë dhe më të shpejtë përmes pagesës në internet rrjedhimisht POS-it Virtual.

Si funksionon një terminal virtual?

Terminali virtual është mënyra se si bëhet përpunimi i kartave të debitit dhe kreditit në internet. Nëse keni një faqe interneti, do t’ju duhet një POS virtual në mënyrë që klientët të paguajnë. Në përgjithësi mund të përdorni një terminal virtual për çdo transaksion në internet.

BKT ofron shërbim POS Virtual /e-commerce në një mjedis të sigurt për pagesa të klientëve tuaj 24 orë/ 7 ditë.

Përfitimet e përdorimit të POS-it Virtual/e-commerce të BKT-së:

  • Mund të pranoni pagesa me të gjitha kartat që mbajnë logon VISA, MASTERCARD (kartat e debitit dhe kreditit)
  • Mund të pranoni pagesa në një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt; Çdo biznes që do të jetë partner në këtë shërbim do të bëhet anëtar i programit “MasterCard Secure Code” dhe “Verified by Visa “
  • Ju mund të mbani informatat e shitjeve tuaja përmes një ndërfaqe të raportimit të detajeve ndërfaqja ju mundëson të nxirrni raporte për shitjet e kryera në dyqanin tuaj online dhe të integroni këtë informacion në sistemet tuaja të tjera.
  • Mund të merrni pagesa në EUR

Kërkesat në internet për e-commerce:

Nëse dëshironi të ofroni blerje online klientëve tuaj, duhet të bëni disa zhvillime në faqen tuaj të internetit për të ofruar produkte / shërbime që do të zgjidhen nga klientët. Faqja juaj e internetit duhet të plotësojë kërkesat e standarteve të Visa dhe Mastercard si më poshtë.

  • Ju duhet të mbani informacione të sakta të kontaktit
  • Çmimet dhe detajet e produkteve ose shërbimeve që ju ofroni duhet të specifikohen
  • Nëse kompania do të shesë në valutë të huaj, kërkohet që të shfaqë kursin e këmbimit në faqen e internetit
  • Telefonat e kontaktit të shërbimit ndaj klientit dhe adresat e e-mail duhet të përfshihen
  • Për më tepër, informacioni i kompanisë duhet të jetë i disponueshëm në faqe – Emri i biznesit dhe adresa
  • Kufizimet e importit duhet të ekzistojnë, nëse ka.
  • Informacioni në lidhje me politikën e privatësisë, politikën e sigurisë, politikën e anulimit-kthimit, kontratën e shitjes në distancë ose Marrëveshjen e shërbimit, kushtet e përgjithshme të transaksioneve, vendin e juridiksionit / vendin e dorëzimit dhe shpërndarjen për vendet e shërbimit duhet të jenë në dispozicion në faqen tuaj të internetit
  • Në varësi të fushës së veprimtarisë së produktit të ofruar, nëse ka licenca dhe dokumente të kërkuara nga autoritetet përkatëse, këto dokumente duhet të dorëzohen në bankë
  • Faqja e pagesave duhet të përfshijë opsionin për të paguar me kartë krediti
  • Faqja e internetit duhet të përmbajë katalogun e produkteve dhe shportën e blerjeve
  • Vlefshmëria e të gjitha ndërfaqeve (linqe) ka një konsideratë të rëndësishme
  • Logo e BKT-se duhet të shfaqet në faqen tuaj të internetit sipas Visa dhe Mastercard
  • Produktet që janë të ndaluara të shiten në kuadrin e rregullave ligjore nuk duhet të shiten në këtë faqe interneti

Siguria 3D: (Produkti BKT VPOS përfshin sigurinë 3D)
Platforma 3D Secure kërkohet nga sistemet e POS virtuale dhe ato të pagesave në internet.
Në këtë sistem, të zhvilluar nga Visa dhe Mastercard, për të rritur sigurinë e blerjeve në internet, kartëmbajtësi drejtohet në faqen e internetit të bankës, të përdorur gjatë procesit të pagesës. Më pas miratimi bëhet me një fjalë-kalimin një perdorim tek telefoni mobil i regjistruar në sistemin bankar.
Kur informacioni i kartës dëshirohet të përdoret nga njerëz të tjerë, ju kontriboni në blerjen e sigurt të klientëve tuaj në mjedis elektronik, pasi pagesa bëhet me fjalëkalimin e dërguar në celularin e mbajtësit të kartës të regjistruar në bankë.
Sistemi i përgatitur për përdorimin e kartave Visa quhet “Verified By Visa” dhe sistemi për përdorimin e kartave Mastercard quhet “SecureCode”. Shërbimi 3DS ofrohet falas.

Integrimi i VPOS në aplikacione është gjithashtu i mundur.

BKT jep mundësi të ndryshme për tregtarët për integrimin e VPOS në varësi të nivelit të sigurisë së faqes në internet.

Në mënyrë që kompanitë të përdorin POS-in Virtual, ata duhet të kenë një certifikatë SSL dhe kjo certifikatë duhet të instalohet. Ka çertifikata SSL që ofrojnë siguri 128-bit ose 256-bit.

Faqja e internetit me certifikatë SSL:
SSL / Secure Socket Layer: Kriptimi i transmetimit të të dhënave përmes internetit është shumë i rëndësishëm në tregtinë elektronike. Tani çdo faqe e-commerce duhet të ketë një SSL dhe të kriptoj të dhënat në këtë faqe. Certifikatat SSL gjithashtu ofrojnë këto karakteristika të kriptimit.

Certifikatat SSL sigurojnë që të dhënat në një faqe interneti janë të koduara dhe t’i transmetohen palës tjetër. Për shembull, kur një klient futet në informacionin e tij personal dhe kartat e kreditit dhe jep konfirmimin e pagesës, këto informacione janë të koduara përmes SSL dhe i transmetohen bankës. Në këtë mënyrë, palët e treta nuk mund të qasen në këto të dhëna. Dallimi midis shtesave të sigurisë 128-bit dhe 256-bit vjen nga këto metoda të kriptimit. Metoda e kriptimit 256-bit ofron një sistem më gjithëpërfshirës të kriptimit në krahasim me 128-bit.

Kërkesat e aplikimit:

Fillimisht, ju duhet të aplikoni në bankë. Aplikuesi (ose përfaqësuesi) duhet të jetë pronar i faqes në internet. Nëse keni aplikuar për POS virtual, duhet të hapni një llogari në bankë. Dokumentet e përgjithshme të kërkuara janë si më poshtë:

  • Marrëveshje e përgjithshme duke përfshirë termat dhe kushtet dhe kornizën ligjore të marrëdhënies së biznesit midis bankës dhe klientit
  • Informatat nga ARBK
  • Statuti Akti i fondacionit (nëse ato kanë).
  • Numri Unik i Biznesit / Çertifikata e Regjistrimit të Biznesit
  • Pas kësaj do ndiqet instalimi i POS
  • Formulari i tregtarit që duhet të plotësohet nga stafi i degës me informacion tregtar përkatës.
  • Pas konfirmimit nënshkruhet marrëveshja V-POS.
  • Ekipi teknik i BKT do të japë udhëzime ekipeve të IT (ose mund të jetë një kompani softuerësh e kontraktuar që i jep shërbim teknik tregtarit)
  • Ekipi teknik i BKT do të kontrollojë nëse kërkesa e faqes në internet është përmbushur ose jo
  • BKT do të japë llogari provë përpara se të finalizojë

Para fillimit të zbatimit, tarifa per terminal dhe e mirëmbajtjes duhet të paguhen në degë sipas kushteve dhe termeve të shpalosura ne faqen zyrtare te BKT-së.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android