Banka Kombëtare Tregtare sponsor i përgjithshëm i Superligës së Kosovës në futboll

Si pjesë e praktikave të përgjegjëshme, BKT Kosova ka përkrahur ndër vite shumë projekte sportive, duke kontribuuar në zhvillimin e sportit në Kosovë. Në vitin 2021, banka e ka zgjeruar sponsorizimin e saj në këtë fushë duke kontribuuar drejtpërdrejt në futbollin e Kosovës duke mbështetur finaciarisht Superligën e Kosovës për sezonin 2021/22, me ç’rast kjo ligë ka marrë edhe emrin BKT Superliga. Përmes këtij partneriteti, Banka është e përkushtuar të kontribuojë edhe më tej në zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti në Kosovë në nivelin më të lartë, veçanërisht pas implementimit të VAR-it, ku Kosova është bërë vendi i parë në rajon që e zbaton atë. Në kuadër të këtij digjitalizimi dhe synimit për avancimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë, Banka e zgjeroi sponsorizimin e saj për të bërë zhvillimin e platformës digjitale – Sistemi Elektronik i Shitjes së Biletave, e cila do t’u shërbejë të gjitha klubeve të Superligës, komunitetit, si dhe të mirës publike.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android