Banka Kombëtare Tregtare sponsor i tenisit Drinor Shamolli

E përkushtuar për t’i mbështetur projektet sportive dhe veçanërisht talentët e rinj të shoqërisë, Banka ka ndërmarrë nismën për t’u dhënë të rinjëve të sportit të Kosovës një mbështetje optimale për ta arritur shkallën më të lartë të suksesit në sportin e tyre të zgjedhur. Si pjesë e mbështetjes për programin talentët e rinj, BKT Kosova u bë sponsori i tenistit të talentuar Drinor Shamolli. Ky 16-vjeçar ka treguar vendosmëri të madhe drejt një të ardhmeje të ndritur për tenisin në Kosovë e më gjerë. Përkrahja ndaj identifikimit, inkurajimit dhe zhvillimit të talentëve vendorë në disiplina të ndryshme sportive, e sidomos të rinjëve kosovarë, është e domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të sportit si brenda vendit, ashtu edhe për përfaqësim e tyre në arenën ndërkombëtare.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android