BKT Kosova partner Premium i Komitetit Olimpik të Kosovës

KOK dhe BKT Kosova do të rrugëtojnë së bashku drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, si dhe në të gjitha aktivitetet tjera vendore dhe ndërkombëtare. Marrëveshja e sponsorizimit, e vlefshme deri në fund të vitit 2024, e bënë bankën BKT Kosova sponsorin më të madh të KOK-ut. Përmes këtij partneriteti banka synon të jap një kontribut konkret dhe të qëndrueshëm për prosperitetin e sportit në vendin tonë.

BKT Kosova ndër vite ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë. Ne kemi mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikiuar pozitivishtë në fushën e  kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë dhe fëmijët në përpjekjet e tyre për të arritur gjëra të mëdha.

Ne gjithmonë synojmë të jemi aty për të mbështetur ku ka më shumë nevojë dhe potencial, për të çuar përpara sportin kosovar dhe sportistët që po shkëlqejnë çdo ditë në fushat e tyre, dhe më e rëndësishmja po bëhen ambasadorë të denjë të vendit. Kosova është shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta. Suksesi i sportistëve Kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën, dhe sporti tani më, po bëhet eksporti më i madhë i Kosovës, andaj kjo marrëveshje sot na bën ne, BKT Kosovën krenare që jemi pjesë e tregimeve të reja të suksesit në vitet në vijim.

Me këtë partneritet të ri, BKT Kosova jep kontribut të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe sportistëve në nivel më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se me këtë sponsorizim për Komitetin Olimpik të Kosovës, përmes atletëve tanë të cilët do të përafqësojnë Kosovën në arenat më të mëdha boterore, do të kemi ndikim pozitive dhe afatëgjatë në forcimin, fuqizimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android