BKT Kosova vazhdon t’i mbështesë fëmijët me autizëm
Si pjesë e mbështetjes dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj personave me nevoja të veçanta në Kosovë, Banka ka vazhduar me nisma të ndryshme dhe mbështetje financiare për fëmijë, duke vazhduar përkrahjen e fëmijëve me autizëm. BKT Kosova e ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me Shoqatën ‘Autizmi’, për ta vazhduar mbështetjen financiare në trajtimin e fëmijëve me autizëm. Këtë mbështetje e ka mirëpritur edhe Shoqata “Autizmi” – Prishtinë, e cila shpreson që edhe të tjerët do ta ndjekin një shembull të tillë. Mbështetësit financiarë konsiderohen si një burim i pazëvendësueshëm për arritjen e misionit dhe vizionit të kësaj shoqate, drejt krijimit të një mjedisi më të mirë social për këta fëmijë.