BKT në mbështetje të Shoqatës ”Autizmi”

Mbështetja dhe përkujdesja ndaj personave me nevoja të veçanta në Kosovë tashmë ka marrë kahun e dëshirueshëm, ndërsa ka shumë organizata të cilat ndihmojnë dhe përkujdesen për personat që kanë nevojë për një përkujdesje të veçantë. BKT Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën ‘Autizmi’ me seli në Prishtinë, për mbështetje financiare për trajtimin e fëmijëve me autizëm në periudhë 12 mujore.
Këtë mbështetje e ka mirëpritur edhe shoqata, ‘Autizmi’ e cila falënderon Bankën Kombëtare Tregtare për mbështetjen, ndërsa shpresojnë se shembullin e bankës BKT do ta marrin edhe të tjerët, njerëzit e vullnetit të mirë e kushdo tjetër për të mbështetur fëmijët me autizëm të cilët kanë nevojë të ndihen komod dhe pjesë e shoqërisë.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android