BKT në mbështetje të Shoqatës ”Down Syndrome Kosova”

Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre është misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova, e cila vazhdon të kërkojë mbështetje për shërbimet që ofrojnë, e së fundi kësaj thirrjeje i është përgjigjur me plot mirëkuptim BKT Kosova për t’u dalë në ndihmë në vazhdimin e ofrimit të shërbimeve terapeutike për fëmijë të diagnostikuar me sindromën Down.
Gjithashtu, BKT Kosova ka ndihmuar këtë shoqatë duke blerë produkte që fëmijët me Sindromë Down i përgatitën, në këtë mënyrë duke i dhënë mbështetje financiare Shoqatës ”Down Syndrome Kosova”. Këtë mbështetje e ka mirëpritur edhe Shoqata ‘Down Syndrome Kosova’ e cila falënderon Bankën Kombëtare Tregtare për mbështetjen, ndërsa shpresojnë se shembullin e kësaj banke do ta marrin edhe të tjerët, qytetarët e vullnetit të mire, bizneset apo kushdo tjetër

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android