“Dhuro Gjak Shpëto Jetë”
Edhe këtë vit, BKT Kosova dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut vazhduan me iniciativën e dhurimit të gjakut, që tashmë është bërë traditë disavjeçare e bankës.
Pjesëmarrja e lartë e punonjësve të bankës në aktivitetin e dhurimit të gjakut dëshmoi se fokusi i institucionit tonë është të krijojmë një ndikim dhe shembull pozitiv në shoqëri.
“Dhuro gjak shpëto jetë” është pjesë e programit të përgjegjësisë sociale të bankës, bazuar në parimin “Kontribuoni në shoqëri”, i cili e adreson mbështetjen e BKT Kosovës për aktivitete të bamirësisë.
Na Shkruaj
Na Gjej