Dhuro gjak, shpëto jetë

Për nder të Ditës së Dhurimit të Gjakut, më 14 qershor 2020, BKT Kosova në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, vijoi dhurimin e gjakut, që tashmë është traditë disa vjeçare e bankës.
BKT vazhdon të jetë përkrahëse e veprimeve që në qendër kanë individin dhe mbështetjen e tij në komunitet. Niveli i lartë i pjesëmarrjes së punonjësve të bankës në aktivitetin e dhurimit të gjakut dhe vullneti i tyre për të kontribuar në shëndetin e të tjerëve vërteton vazhdimisht se përqendrimi ynë duhet të jetë krijimi i ndikimit pozitiv në shoqëri.
“Gjaku yt shpëton jetë” është pjesë e programit të bankës për përgjegjësi sociale, i bazuar në parimin “Kontribuo për shoqërinë”, që i adresohet mbështetjes së Bankës Kombëtare Tregtare ndaj veprimtarive bamirëse.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android