Ju mund ta regjistroni kartën në shërbim thjesht duke bërë blerje online.

Nëse faqja ku ju po bëni blerjen online është pjesëmarrëse në shërbimin 3D Secure dhe karta juaj e BKT nuk është e regjistruar në këtë shërbim, pasi të kryeni Checkout-in si zakonisht në faqe, juve do t’ju kërkohet automatikisht ta regjistroni kartën në shërbimin MasterCard SecureCode ose Verified by Visa në varësi të markës së kartës tuaj. Pasi ju shfaqet dritarja e regjistrimit ju duhet të plotësoni në të informacionin që kërkohet, numrin e CIF-it tuaj (9 numrat e parë të lllogarisë me të cilën lidhet karta), datën e skadencës së kartës, numrin CVV2 (kodi 3-shifror në pjesën e prapme të kartës) dhe Mbiemrin e Vajzërisë së Nënës. Pasi plotësoni gjithçka në mënyrë korrekte dritarja e mëpasme ju kërkon të krijoni një fjalëkalim personal të cilin do ta përdorni në të ardhmen për blerjet online. Regjistrimin e kartës duhet ta bëni vetëm një herë.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android