Z. Bakkal ka diplomuar dhe ka magjistruar në Universitetin Bogazici në Turqi. Ka përvojë të gjatë në sektorin bankar. Eksperiencën e tij e filloi në vitin 2008, si Menaxher i Marketingut të Korporatave në Aktif Bank. Nga viti 2013 deri në vitin 2014, u emërua në pozitën e Menaxherit të Bankingut të Korporatave, ndërsa nga viti 2014 deri në vitin 2015 ai u emërua në pozitën Menaxher i Degës Kryesore të Aktif Bank. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, Z. Bakkal u emërua në detyrën e Drejtuesit të Marketingut të Korporatave. Ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2018, u emërua anëtar i Bordit të Inovaban – Konsulence Financiare dhe Inovative A.S. Në vitin 2018, ai u emërua në pozitën e Drejtorit dhe Kryeshefit Ekzekutiv në BKT Kosova SH.A. dhe poashtu Anëtar Bordi. Aktualisht Z. Bakkal është Anëtar Bordi edhe në Mukafat – Drejtues Asetesh A.S.

NA KONTAKTO

+383 38 666 666