Shërbimi i të ardhurave të Brendshme (IRS) dhe Thesari i SHBA kanë publikuar rregulloret të cilat imponojnë detyrime shtesë për mbajtjen në burim, raportim dhe zbulim për interesat e partnerëve të huaj në Partneritetet e Tregtuara Publike të SHBA (Publicly Traded Partnerships –PTP). Dështimi për ti shpalosur imponon kërkesa shtesë raportimi, si dhe një taksë shtesë të mbajtjes në burim prej 10% për shpërndarjet dhe asgjësimet e bëra nga një partner i huaj në interesin e tyre në një PTP. Këtu përfshihen letrat me vlerë të partneritetit të tregtueshëm të SHBA, stoqet e parave të gatshme dhe opsionet individuale te aksioneve, ndërsa letrat me vlerë të tregtueshme që kanë një strukturë korporative mbeten të paprekura. Si rezultat, kërkohet nga ju që nëse keni ekspozim ndaj PTP, ky ekspozim të shitet/mbyllët jo më vonë se 31 Dhjetor 2022, që do të thotë se dita e fundit e mundshme e shitjes së pozicionëve do të jetë me 28 Dhjetor. Ndërsa data 28 Dhjetor është data e fundit e mundshme, rekomandohet fuqimisht që pozicionet të shiten sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe mundësisht para datës 23 Dhjetor pasi likuiditeti në treg do të jetë i pakët mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, gjë që do të rezultojë në çmime më të ulëta. Nëse Saxo detyrohet që të ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të likuiduar ndonjë pozicion, që mund ta vendosë Saxo-n në rrezik për ta shkelur rregullorën e IRS, Saxo mund të detyrohet të mbyllë pozicionet tuaja vetëm me çmime dhe likuiditet shumë të pafavorshëm, kështu që ne ju rekomandojmë që ju të ndërmerrni sa më shpejtë hapa që të mbyllni pozicionet sipas udhëzimeve më lartë.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android