Edhe ky vit, më saktësisht data 20 Qershor, 2016, i solli BKT-së çmim për të tetën herë radhazi nga JCR Eurasia Rating. BKT u rivlerësua me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.

JCR-ER ka vërejtur se BKT ka dominuar tregun duke zotëruar 25,90% të tij, duke e bërë bankën më të madhe në Shqipëri. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit, baza shumë e gjerë e depozitave, rritja mbi mesataren e sektorit dhe rritja e pjesës së tregut janë faktorët kryesorë që e diferencojnë BKT-në nga sektori në një drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.

Për këto arritje, gjatë viteve 2006 – 2016, BKT është nderuar me një numër çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare nga institucione financiare prestigjioze, ndër të cilat disa herë si “Banka më e mirë e vitit në Shqipëri” , “Banka me e mire ne Shqiperi”, dhe ” Banka më e mirë në Evropën Juglindore”. Çmimet që BKT ka pranuar nga institucionet e shumta prestigjioze financiare janë një tjetër dëshmi e vlefshmërisë së strategjive të saj.

BKT zotëron rrjetin më të madhë të degëve në sektorin bankar shqiptar, i integruar me përdorimin efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking. Si gjithmonë , një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve, BKT po luan një rol mjaft efektiv në fushën e bankingut dixhital me një skuadër të re e dinamike profesionistësh të angazhuar për të arritur nivele përsosmërie.

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android