Të nderuar klientë,

Ju informojmë që BKT Kosova është duke analizuar aspektin teknik dhe teknologjik për adresimin e kërkesave tuaja lidhur me pezullimin e pagesës së kësteve të kredive deri më 30 Prill 2020.

Sipas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, kredimarrësit që hasin në vështirësi financiare, qofshin ata individë apo biznese, do të duhet të paraqesin kërkesat e tyre për pezullimin e kësteve të kredisë, të cilat banka do t’i trajtojë veç e veç.

Sapo të definohet procesi operativ lidhur me këtë vendim, BKT Kosova do të ju njoftojë me hapat dhe masat konkrete që ju duhet t’i merrni.

Rrjedhimisht, ju lusim që vetëm pasi t’i pranoni këto informacione ta kontaktoni bankën përmes telefonit 038-666-666, përmes emailit ks-customerservice@bkt.com.al apo përmes ndonjë forme tjetër elektronike, sipas udhëzimit që do të pranoni.

Vendimin e BQK-së mund ta gjeni në këtë link: https://bqk-kos.org/?id=104&l=1726

Kujdesuni për veten!

BKT Kosova

Na Kontakto

+383 38 666 666

Video Libraria

video-icon

Shkarko BKT Mobile

Shkarkoni aplikacionin tonë mobil në dy platformat

ios android