Të nderuar klientë,

BKT Kosova dëshiron të ju njoftojë se duke filluar nga data 01.02.2020, mirëmbajtja mujore e llogarisë standarde, do të ndryshojë nga 0.75 Euro në 1.20 Euro.

Në kuadër të komisionit të ri mujor për mirëmbajtje të llogarive standarde individuale, shumë shërbime të bankimit ofrohen pa pagesë, si:

  • Llogari kursimi pa mirëmbajtje mujore
  • Kartë Debiti pa mirëmbajtje mujore
  • Regjistrim në e-Banking dhe Mobile Banking
  • Pagesa Periodike dhe Debitim Direkt
  • Transferta brenda bankës me e-banking
  • Pagesa faturash në e-Banking KESCO dhe KUR Prishtina
  • Tërheqje dhe deponime në ATM të BKT-së në Kosovë
  • Tërheqje në ATM te BKT-së në Shqipëri
  • Pagesa në POS të të gjitha bankave, brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa online dhe shërbime tjera…

Njëkohësisht, ju njoftojmë që mirëmbajtja mujore për llogaritë e pagës nuk do të pësojë ndryshime, rrjedhimisht do të vazhdojë të jetë vetëm 0.50 Euro/Muaj. Marrë për bazë këtë, ju inkurajojmë që të kaloni pagën tuaj në BKT, duke ju mundësuar konvertimin e llogarisë suaj standarde në llogari të pagës.

Në lidhëzën anash, gjeni kushtet e reja të përgjithshme për operimin me llogari bankare individuale.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj me ne,

BKT Kosova

Na Kontakto

+383 38 666 666