Marrë për bazë situatën e krijuar pas masave për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19, lusim të gjithë pensionistët dhe familjarët e tyre, që pensionet t’i tërheqin nëpërmjet bankomatëve të bankës.

Në rast se nuk keni kartë bankare dhe ju duhet patjetër të vizitoni degën për tërheqje të pensionit, atëherë ju lusim që të respektoni udhëzimet e autoriteteve relevante, me theks të veçantë në mbajtjen e distancës prej 1.5 metra me klientët tjerë apo me stafin e bankës.

Ndërkohë, ju njoftojmë që të gjitha degët tona dhe bankomatët janë dezinfektuar sipas procedurave relevante.

Ju rikujtojmë se degët më poshtë vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër:

• Të dy degët në Aeroport – Sllatinë
• Dega në Albi Mall – Prishtinë
• Dega në qytet – Viti
• Dega tek Elkos – Pejë
• Dega tek Fitorja – Ferizaj

Për më shumë:
Lokacionet e degëve dhe bankomatëve: https://bkt-ks.com/deget/
e-mail: ks-customerservice@bkt.com.al
Telefon: +383 38 666 666

Kujdesuni për veten dhe familjen tuaj!

BKT Kosova

Na Kontakto

+383 38 666 666