Te nderuar klientë,

Ju informojmë se në Republikën e Kosovës duke filluar nga data 1 Shkurt 2015 për pagesat ndërkombëtare do të fillojë të zbatohet standardi IBAN (International Bank Account Number/ Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare). Aplikimi i IBAN-it do të përmirësojë efikasitetin në realizimin e pagesave ndërkombëtare.

Çfarë është IBAN

IBAN – (International Bank Account Number) nënkupton numrin ndërkombëtar të llogarisë bankare, i cili paraqet një kod alfanumerik dhe identifikon në mënyrë unike llogarinë bankare në nivel ndërkombëtar. IBAN është në përputhje me Standardin Ndërkombëtar ISO 13616.

IBAN në Kosovë

Zbatimi i IBAN-it në Kosovë është përcaktuar me Rregulloren e Bankës Qëndrore të Kosovës për Sistemin e Numrave Standard të Llogarive Bankare.

Llogaritë e bankave vendore, për nevoja të pagesave ndërkombëtare, do të konvertohen në formatin IBAN me 20 karaktere alfanumerike. IBAN përbehet nga numri ekzistues i llogarisë 16 shifrorë duke i shtuar në fillim një kod katër shifror-XK05, ku dy shifrat e para identifikojnë Republikën e Kosovës në sistemin e pagesave ndërkombëtare.

Shembull, nëse numri ekzistues i llogarisë është 1901234567891011, atëhere numri i IBAN do të jetë XK051901234567891011.

Për të gjitha llogaritë e klientëve do të gjenerohet IBAN -i që korrespondon me llogarine respektive.

Luteni të kontaktoni Degën më të afërt të bankës për gjenerimin e IBAN-it të llogarisë tuaj dhe të njoftoheni në lidhje me instruksionet  për pagesat ndërkombëtare.

Partnerët dhe familjarët tuaj jashtë Kosovës duhet te jenë të njoftuar  mbi IBAN-in e llogarisë bankare dhe SWIFT kodin e bankës para datës 02 Shkurt 2015.

Na Kontakto

+383 38 666 666