Banka Kombëtare Tregtare dhe Peja Hill me marrëveshje bashkëpunimi për financimin e shtëpive me interes vjetor prej 3.9%

Banka Kombëtare Tregtare dhe Peja Hill nënshkruajnë marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit për realizimin e projektit unik Peja Hill, duke ofruar kushte të veçanta për blerjen e shtëpive për qytetarët e Kosovës dhe diasporës, në lagjen e vetme në Kosovë që lidh qytetin e bukur të Pejës me Alpet Shqipëtare.

Marrëveshja mes BKT-së dhe Peja Hill mbulon fazën finale të përfundimit të projektit unik, si dhe mundësi të shumta në përzgjedhjen dhe blerjen e shtëpive, duke iu mundësuar klientëve financim me kushte të veçanta dhe me norma speciale interesi. Duke shkuar një hap më tej, BKT ofron këtë financim edhe për bashkatdhetarët, të cilët duan të investojnë në vendlindjen e tyre.

Projekti do të jetë i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 13,000 metra katror, me 52 shtëpi të rrethuara me hapsirë të gjelbër dhe mjedis të këndshëm, e rrethuar me bukuritë e bjeshkëve të Rugovës. Gërshetimi i hapësirës së mjaftueshme dhe komoditeti në banim është një nga objektivat më të rëndësishme gjatë ndërtimit të kësaj lagjeje bashkëkohore. Projektimi i banimit në lagje është i organizuar në 3 tipe të shtëpive të madhësive të ndryshme që i përshtaten kërkesave bashkëkohore të funksionit dhe estetikës.

Banka Kombëtare Tregtare ka në fokus të veçantë financimin e projekteve të ndryshme si: projektet për energjinë e ripërtëritshme, projektet e ndërtimit dhe projektet e ndryshme infrastrukturore. Përgjatë vitit 2018, BKT ka financuar shumë projekte në fushën e energjisë hidro si dhe projekte të ndërtimit. Edhe më tutje, Banka Kombëtare Tregtare është e angazhuar për financimin e projekteve që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Na Kontakto

+383 38 666 666