Z. Mehmet Usta ka diplomuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës pranë Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Eskişehir-it. Ai ka një përvojë të gjatë pune 35 vjeçare në sektorin bankar. Pas eksperiencës së tij si auditor i brendshëm dhe drejtues në Anadolu Bank gjatë viteve 1979 – 1987, ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese pranë Emlak Bank si në Turqi ashtu edhe jashtë vendit gjatë viteve 1987- 1994. Më pas, gjatë periudhës 1994 – 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordi pranë Banque du Bosphore me qendër në Paris. Në prill të vitit 2008 Z. Usta u bë pjesë e AktifBank si nënkryetar i Bordit Drejtues. Që nga korrik i vitit 2009, Z. Usta gjithashtu mban pozicionin e Kryetarit të Bordit Drejtues të BKT, një njësi në varësi të Çalık Holding me veprimtari në Shqipëri dhe Kosovë. Që nga maji i vitit 2012, Z. Usta është Anëtar i Bordit Drejtues pranë Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (World Savings Banks Institute, WSBI) me seli në Bruksel dhe ushtron postin e Kryetarit të Bordit pranë njësive në varësi të Aktifbank, UPT Ödeme Hizmetleri A.Ş. dhe Sigortayeri Sigorta ve Reasürans Brokerlik A.Ş.
Video Libraria