Me ndihmën e BKT Mobile ju mund të kryeni të gjitha transaksionet tuaja bankare në një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë dhe me komisione më të ulëta sa herë që keni qasje në internet 24 orë në ditë 7 ditë në javë.
Nëse keni një llogari bankare dhe një nga kartat e debitit ose kreditit të bankës tonë dhe keni regjistruar numrin tuaj të telefonit celular në degë të BKT-së, ju mund të përdorni BKT Mobile pa pasur nevojë të vini në degë.
Ju mund të hyni në BKT Mobile tuaj nga çdo telefon celular që ka një sistem operativ iOS ose Android. Për t’u identifikuar në BKT Mobile, ju duhet të bëni instalimin dhe ta aktivizoni aplikacionin nën emrin BKT Mobile, i cili mund të gjendet në Dyqanin e App Store dhe Play Store. Shërbimet ofrohen në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht.
Qasja në llogarinë tuaj të BKT Mobile
BKT aplikon masat më të fundit të sigurisë dhe aplikon solucionet më efikase të sigurisë, në mënyrë që transaksionet tuaja bankare dhe të dhënat tuaja personale të ruhen.
Janë dy mënyra të qasjes në llogarinë e mobile banking:
- Me numrin tuaj të klientit apo numrin tuaj personal dhe fjalëkalimit
- Ose me informacionin e kartes tuaj të BKT-së
Shërbimet Bankare dhe Transaksionet
Pa pasur nevojë të shkoni në bankë, ju mund të kryeni të gjitha transaksionet bankare nga llogaria bankare e BKT-së, përveç depozitimit të parave.
Llogaritë:
- Monitorimi dhe gjenerimi i gjendjes së llogarisë
- Hapja e llogarisë së re në valuta EUR, USD, CHF, GBP dhe TRY
- Hapja dhe monitorimi i depozitës
Transfertat:
- Transferta brenda BKT-së
- Transferta me bankat tjera
- Transferta me BKT Shqipërinë
Pagesa të Faturave:
- Pagesë faturash për llogaritë e thesarit
- Pagesa të studentëve
- Pagesë faturash KOS GIRO
- Pagesë faturash të KESCO dhe KUR Prishtina
Karta e Debitit:
- Informata për kartat tuaja të debitit
- Lidhja/ndarja e Kartave të Debitit me llogarit tuaja
Karta e Kreditit:
- Monitorimi i pasqyrave mujore
- Monitorimi i transaksioneve të fundit
- Pagesat e kartës suaj apo kartave tjera
- Paradhënie nga karta e kreditit
- Ndryshimi i limitit për pagesat online
Kreditë:
- Shuma e këstit mujor
- Data e pagesës
- Bilanci i mbetur
- Data e përfundimit
Shërbime tjera:
- Konvertim valutash
- Mbushje elektronike për operatorët e telefonisë mobile
- Smart Invest -investime në tregjet financiare
- Monitorimi dhe konfigurimi i njoftimeve nga BKT mobile
- Informata për fushatat aktuale
- Informata per degët/ATM më të afërta
Njoftimet nga BKT Mobile
BKT vjen me shërbimin e ri “Njoftimet BKT Mobile” të ofruara për të gjithë përdoruesit e aplikacionit BKT Mobile.
Ky shërbim ofrohet falas dhe ndihmon klientët të informohen në kohë reale për të gjitha llojet e transaksioneve të listuara më poshtë:
Transaksionet e llogarisë rrjedhëse
- Pranimi i pagës
- Transfertat brenda BKT
- Transfertat me BKT Shqipëria
- Transfertat me bankat tjera lokale
- Pagesat e faturave
Transaksionet e kartës së kreditit
- Pagesa në POS-a jashtë Kosovës
- Pagesa online
- Mbitërheqje nga karta e kreditit në ATM brenda dhe jashtë Kosovës
- Mbitërheqje nga e-banking apo Mobile Banking
- Pagesë e kartës së kreditit nga të tjerët
Transaksionet me kartat e debitit për vlerë mbi 19.99 EUR
- Pagesa në POS brenda në Kosovë
- Pagesa në POS jashtë Kosovës
- Pagesa online
- Tërheqje në ATM brenda në Kosovë
- Tërheqje në ATM jashtë Kosovës